Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vazhduar ta sulmojë rivalin e tyre në urryer, Real Madridin.
Laporta po përpiqet maksimalisht për të mbrojtur skuadrën e tij, por është tronditëse që ai ende arrin të përmend Real Madridin në ankimet e tij.
Kësaj radhe, presidentin i klubit nga Camp Nou e ka akuzuar Real Madridin duke thënë se favorizohet nga gjyqtarët.
“Real Madridi është skuadra e favorizuar nga gjyqtarët”, ka thënë fillimisht presidenti i Barcelonës për mediat.
“Ne nuk kemi blerë kurrë gjyqtarë. Do të shpallemi të pafajshëm sepse tezat e kundërta nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë mënyrë për ta vërtetuar sepse nuk ekziston”, përfundoi Laporta.
Ndryshe, Barça është skuadra e akuzuar për ryshfet për gjyqtarët për gati dy dekada, por ende nuk janë vërtetuar akuzat dhe hetimet që janë ende në vazhdim. /Telegrafi/