Telegrafi

“Real Madridi është i vëmendshëm për situatën e Alexander-Arnold te Liverpooli” – Fabrizio Romano jep detajet e fundit

Sikurse çdo afat kalimtar, edhe kjo verë nuk ka ndryshuar, me Trent Alexander-Arnold që lidhet me një kalim te Real Madridi.

U raportua më herët gjatë ditës së sotme se bardhezinjtë janë të prirur për të ofruar zv/kapitenin e Liverpoolit, me Jude Bellingham që po përpiqet ta bindë anglezin që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Real Madridi po e përcjellë situatën e lojtarit anglez, pasi gjithmonë interesohet për disa lojtarë që janë në fund të kontratave.

“Real Madridi është thjesht i vëmendshëm ndaj shumë situatave të lojtarëve të mirë me kontrata të shkurtra, Trent Alexander-Arnold është një prej tyre”, deklaroi Romano.

Kontrata e Trent me Liverpoolin skadon në vitin 2025 me The Reds që duan të zgjasin marrëveshjen e tij.

Ndryshimet brenda strukturës së Liverpoolit e kishin penguar klubin të hynte në negociata para verës, me trajnerin e ri Arne Slot që nuk dihet se sa do ta preferojë lojtarin.

Lexo po ashtu Real Madridi synon transferimin e yllit anglez, Bellingham e ndihmon

Arnold tani është në pushime pasi arriti në finalen e Euro 2024 me Anglinë, ku në fund u mposhtën nga Spanja. /Telegrafi/