Për herë të parë që nga viti 2009, Real Madridi e sheh vetën seriozisht pa lojtarin kryesor, Cristiano Ronaldon, i cili mund të largohet në këtë verë.
Shumë lajme ka pasur në ditët e fundit, ku e shohim ish-lojtarin e Manchester United larg Spanjës.
Sidoqoftë Los Blancos janë të vetëdijshëm për përfitimet e mundshme nëse e shesin 33-vjeçarin.
Florentino Perez nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar, pasi klubi është i sigurt se Ronaldo do të marrë oferta, ndërsa në këtë moment ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga Juventusi.
Flitet se Juventusi ofron 100 milionë euro për Real Madridin, ndërsa lojtarit pagë 30 milionë euro për katër vite.
Pasi të arrijë një ofertë, kampionët evropianë do të vendosin se as duan të vazhdojnë me Ronaldon, apo do ta lirojnë.
Marrëdhënia ka qenë e prishur në vitet e fundit, veçanërisht pas finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2017 në Cardiff.
Mbetet ende shansi që t’i ofrohet një rinovim dhe kontratë të re, por gjasat janë të vogla.
Ronaldo është një ikonë në Madrid dhe shitja e tij do të kishte implikime serioze, ndërsa vetëm blerja e Neymar do t’i bëntë tifozët të jenë të kënaqur./Telegrafi/