Telegrafi

Real Madridi e do Skriniarin, ofron Modricin dhe para

Real Madridi e dëshiron në skuadër Milan Skriniarin dhe për të arritur te ai mund ta ofrojë Luka Modricin.

Sllovaku është kthyer si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë falë paraqitjeve të tij me Interin.

Skriniar është një nga arsye kryesore pse Nerazzurrët kanë mbrojtjen më të mirë këtë sezon në Serie A.

Milan Skriniar (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

25-vjeçari ka bërë 30 paraqitje këtë sezon deri më tani.

Sipas Daily Star, te Real Madridi janë të interesuar për Skriniarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë Modricin në këmbim.

Modric ka 24 paraqitje për Real Madridin këtë sezon deri më tani, duke shënuar pesë gola.

Luka Modric te Real Madrid. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Por një problem qëndron te vlerësimet, pasi sllovaku në favor e ka moshën e re.

Real Madridi do të mund të arrinte marrëveshje vetëm nëse paguan edhe një pjesë të kartonit me para. /Telegrafi/