Telegrafi

Real Madridi dhe PSG e joshin Rudigerin me një ofertë të majme

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po insistojnë në transferimin e Antoino Rudigerit.

Chelsea është duke i vazhduar bisedimet me mbrojtësin gjerman që ta rinovojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e Rudigerit skadon në fund të sezonit dhe Real Madridi e PSG e duan transferimin e tij në parametra zero.

Sipas asaj që raporton gazetari Santi Aouna, dy skuadrat po i ofrojën gjermanit një pagë mbi shtatë milionë euro në sezon dhe bonuse.

Rudiger e ka njoftuar Chelsean se kërkon të fitojë së paku 250 mijë euro në javë, pasi aktualisht fiton nën 200 mijë.

Andaj, The Blues mund ta humbasin mbrojtësin në parametra zero dhe Real Madridi ose PSG t’i merr shërbimet e tij. /Telegrafi/