Real Madridi dhe Chelsea janë duke u bërë gati që të bëjnë ofertë të madhe për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.
Mbrojtësi edhe më herët ishte kërkuar nga skuadra si Chelsea dhe Manchester City, me ofertë prej 50 milionë euro.
Bonucci ka probleme me trajnerin Max Allegri, ku edhe e dënoi për ndeshjen me Porton, ku nuk luajti fare.
Ai ishte i destinuar të qëndroj gjatë në Torino, ku edhe e vazhdoi kontratën.
Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo dhe As, Real Madrid vetëm i ka vënë syrin Bonuccit dhe e sheh si zëvendësues të Pepes.
Në anën tjetër edhe The Sun shkruan se edhe Chelsea me Antonio Conten është vënë pas tij.
Oferta që pritet të bëjnë anglezët është 60 milionë euro.
Bianconerët kanë menduar për të ardhmen pasi kanë kontrata afat gjata me dy talentet e mëdhenj italian Daniele Rugani e Mattia Caldara që aktualisht luan te Atalanta.
Caldara është në huazim deri në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/