Telegrafi

Real Madridi dhe Barcelona në garë për Guendouzin

Matteo Guendouzi (Foto: Gareth Fuller/Pool via Getty Images/Guliver)

Real Madridi dhe Barcelona thuhet se janë gati të kërkojnë mesfushorin e Arsenalit, Matteo Guendouzi.

Mesfushori francez testoi durimin e menaxherit Mikel Arteta duke u mburrur për pagën e tij pas një përplasjeje me Neil Maupay të Brighton.

Ai talli lojtarët e Brightonit mbi fitimet e tyre duke thumbuar Maupayn, i cili fiton 10 mijë funte në javë për dallim nga 40 mijë të yllit të Arsenalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Matteo Guendouzi

Sipas mediumit Le 10 Sport, ky gjest e ka irrituar shumë trajnerin Arteta, i cili është i lumtur që ta lë Guendouzin të largohet nga klubi këtë verë.

Megjithatë, francezi ka shumë klube që e duan dhe shumica nga to janë gjigantë evropianë.

Gjigantët e La Ligas, Reali dhe Barcelona janë të dy të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një rrugë shpëtimi. /Telegrafi/