Real Madridi dhe Barcelona thuhet se po tentojnë të transferojnë talentin e Chelseat, Billy Gilmour.
Talenti 18-vjeçar kishte një paraqitje fantastike në fitoren 2-0 të The Blues ndaj Liverpoolit në FA Cup, për më shumë duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes.
El Desmarque raporton se Los Blancos dhe Blaugranasit po e monitorojnë nga afër lojën e mesfushorit të Chelseat.
Por, nuk janë vetëm dy skuadrat nga La Liga të interesuar për të, pasi në garë është edhe Manchester City që ka dërguar disa zbulues të lojtarëve që ta shikojnë lojën e tij.
Gilmour ka filluar të ketë më shumë hapësirë në skuadrën e londinezëve, shkaku që Frank Lampard beson në aftësitë e tij.
18-vjeçari me gjasë do të kërkojë qëndrimin ën Stamford Bridge, mirëpo një ofertë e majme nga klubet në garë mund të ndryshojë gjërat. /Telegrafi/