Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mbetet i etur në transferimin e sulmuesit francez të Real Madridit, Karim Benzema.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Reali i ka thënë Arsenalit se ata më në fund mund të nënshkruajnë me Benzeman këtë verë.
Lojtari mbetet i papëlqyeshëm mes tifozëve dhe presidentit të klubit Florentino Perez dhe do t’i lejohet largimi nga Santiago Bernabeu pas nëntë sezonesh.
Sulmuesi francez mund të jetë njëri nga shumë viktimat e një rishikimi të rëndë të verës tek Mbretërit, me të dhe Gareth Bale në krye të listës.
Reali supozohet se do yllin e Arsenalit, Hector Bellerin dhe besohet se duke ofruar Benzeman dhe një pagesë prej 25 milionë funtesh, ata mund të marrin një marrëveshje.
Por, gjigantët nga veriu të Londrës thuhet se nuk kanë ndërmend ta lënë spanjollin të shkojë nga Emirates dhe do të tentojnë blerjen e Benzemas me para të thata.
Përveç Arsenalit, Benzema është lidhur edhe Milanin, Paris Saint-Germain dhe Liverpoolin, ndërsa Bellerin me një kalim te Juventusi ose Barcelona. /Telegrafi/