Paulo Dybala ka qenë një ndër zbulimet e sezonit në Serinë A, duke pasur një rendiment fantastik te Juventusi, ku në sezonin e tij të parë ka shënuar plot 23 gola në të gjitha garat.
Vetëm 22 vjeç, argjentinasi i kushtoi 32 milionë euro Juves verën e shkuar, por ish-sulmuesi i Palermos tashmë vlen shumë më tepër.
Paraqitjet e tij fantastike kanë zgjuar interesimin e Real Madridit, që ka në dorë Alvaro Moratan, por kërkon Dybalan, i cili ka hapësira të mëdha përmirësimi dhe mund të bëhet një ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Me 70-80 milionë euro Reali shpreson të tundojë Juventusin, por natyrisht në tavolinë mund të vendoset edhe Morata.
Gjithsesi, duhet parë si do të përgjigjet Juventusi, që ka deklaruar se sezonin e ardhshëm do të synojë triumfin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/