Real Madrid e nisi sezonin 2022/23 në një fillim të përsosur në Helsinki të mërkurën në mbrëmje, duke mposhtur Eintracht Frankfurt me rezultat 2-0 dhe duke ngritur Superkupën e tyre të pestë evropiane. Kjo do të thotë se ata tani janë të barabartë me Barcelonën dhe Milanin me nga pesë Superkupa Evropiane.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Los Blancos kanë barazuar rekordin e madh të Superkupave Evropiane, i cili mbahej nga Barcelona dhe Milani.
Los Blancos e ka ngritur më parë Superkupën e Evropës në vitet 2002, 2014, 2016, 2017 dhe tashmë së fundmi në vitin 2022.
Milani e fitoi atë në vitet 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007, ndërsa Barcelona e fitoi Superkupën Evropiane në vitet 1992, 1997, 2008, 2011 dhe 2015.
⚽️ | Real Madrid equal FC Barcelona’s 5️⃣ UEFA Super Cup wins 👏🏆 pic.twitter.com/x9otC0SzKr
— Visubal (@visubal) August 10, 2022
Real Madridi u kualifikua për këtë ngjarje, natyrisht, falë fitores së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris në fillim të kësaj vere, kur mundi Liverpoolin 1-0.
Eintracht fitoi vendin e tyre në Finlandë falë fitores së tyre në Ligën e Evropës, kur mundi Rangers në Sevilje.
Me ngritjen e Superkupës së Evropës, Carlo Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e garës, duke mposhtur Pep Guardiolën. Ai ka katër në emrin e tij.
Toni Kroos është bërë gjithashtu lojtari më i suksesshëm në historinë e garës, me titullin e tij të pestë që e çon atë mbi Dani Alves dhe Paolo Maldini. /Telegrafi/