Site icon Telegrafi

Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e Iago Aspasit?

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit spanjoll, Iago Aspas nga Celta Vigo.

Kampionët evropianë janë në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit disa javë më parë.

Shumë emra të njohur janë lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu, por tashmë ka ardhur edhe një befasi nga La Liga.

Iago Aspas me fanellën e Celta Vigos (Getty Images)

Sipas mediumit El Chiringuito, Real Madridi ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Aspas nga Celta Vigo.

Megjithatë, shifrat e transferimit dhe detajet tjera nuk janë zbuluar.

Aspas po luan shpesh edhe me Spanjën (Getty Images)

Real Madridi e sheh ish-sulmuesin e Liverpoolit, Aspas, si një kandidat të mirë pasi e kanë parë të shënoj 22 gola në 34 ndeshje të ligës për Celtan sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Shtatë sulmuesit më të mirë të zonës mbi moshën 30 vjeçare në këtë edicion

Ai shihet si një alternativë ndaj Rodrigo, me të cilin Real Madridi nuk ka qenë në gjendje të nënshkruajë nga Valencia.

Në listë të dëshirave për sulmin e mbretërve ishin edhe Harry Kane, Mauro Icardi dhe Robert Leëandoëski. /Telegrafi/

Exit mobile version