Telegrafi

Real Madrid, PSG dhe Inter tentojnë transferimin e Lingardit – anglezi po kalon nëpër një formë jetësore

Jesse Lingard mund të transferohet në një nga gjigantët e Evropës, me tre klube të Ligës së Kampionëve që shikojnë një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Manchester United.

Anglezi nuk kishte luajtur një minutë të vetme në Ligën Premier para se të transferohej në formë huazimi te West Ham United në janar, dhe që atëherë ai ka qenë në një formë të pabesueshme.

Lexo po ashtu Sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më i mirë bëhet Lingard – paraqitja e anglezit ndaj Leicesterit është tjetër nivel

Paraqitja e tij ndaj Leicester City të dielën e çoi atë në tetë gola që nga bashkimi me ekipin e David Moyes, dhe ai po vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike.

Forma e 28-vjeçarit ka ngritur pyetje se ku qëndron e ardhmja e tij, me West Ham padyshim të interesuar për ta bërë qëndrimin e tij të përhershëm. Arsenali ka qenë i lidhur me lojtarin anglez, por ka disa klube edhe më të mëdha.

Lexo po ashtu Transformimi i Jesse Lingardit të West Hami tregon më së mirë se çfarë mund të bëjë anglezi

Sipas ESPN , Real Madrid, PSG dhe Inter po monitorojnë situatën e Lingard dhe mundësin e  transferimit të tij në verë.

Do të ishte një kthesë e pabesueshëm në karrierën e Lingard, duke shikuar se top klubet evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/