Sadio Mane është njëri nga objektivat e mëdha të Real Madridi, por Los Blancos e dinë se transferimi i tij nuk është fare i lehtë.
Sulmuesi senegalez vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Liverpool dhe nuk mund të largohet lehtë nga Anfield.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e pëlqen jashtëzakonisht shumë afrikanin dhe dëshiron që ta ketë në repartin ofensivë.
Don Balon ka raportuar se Real Madridi ka përgatitur një ofertë prej 120 milionë eurove për të.
Mirëpo duket se kjo ofertë nuk do të merret shumë për bazë, edhe pse dëshira e Manes është të kaloj te Los Blancos ku do të kishte më shumë mundësi për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se Liverpooli ka marrë një ofertë më të lartë se sa ajo e Realit për Manen.
Besohet se Paris Saint Germain ka ofruar 150 milionë euro për ta bindur Liverpoolin të heq dorë nga ylli i tyre.
Kampioni francez e sheh Manen si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Neymar që pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë. /Telegrafi/