Telegrafi

Real Madrid është gati ta lejoj largimin e Iscos për një çmim shumë të ulët

Isco Alcoron duket se do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk është duke pasur fare hapësira nga Zinedine Zidane dhe pritet largimi i tij nga Los Blancos.

Edhe trajneri Zidane është gati ta lejoj largimin e tij, teksa Reali po pret ofertat më të mira.

Por duket parë se çmimi i lojtarit ka shkuar duke rënë dhe kontratën e tij që skadon në vitin 2022, Reali tanimë i ka caktuar një çmim largimi.

Marca ka raportuar se kampioni në fuqi i Spanjës është gati ta lejoj largimin e Iscos në janar për një shumë prej 20 milionë euro.

28-vjeçari ka kërkuar largimin në janar pasi dëshira e tij është të luaj më shumë me një klub që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Spanjën.

Everton po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me spanjollin, pasi Carlo Ancelotti e kërkon transferimin e tij në Goodison Park.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Juventus, Milan e Sevilla. /Telegrafi/