Real Madridi dhe Chelsea janë afër që të merren vesh për transferimet e Eden Hazard dhe Mateo Kovacic, që do të bëhen si të ndara.
Marrëveshja mbi Kovacicin nuk do të ndikohet nga sanksioni që ka Chelsea , gjë që i pengon ata të regjistrojnë lojtarë të rinj, pasi ai ka qenë në klub që nga vera e 2018 dhe është regjistruar që atëherë.
Chelsea nuk ka dashur të bisedojë për Hazardin pa e siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Sezoni i tyre nuk ka mbaruar akoma, pasi ata do të luajnë me Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës , ku ndeshja e parë është mbyllur 1-1.
Pas përfundimit të garave Nr.10, do të ketë mundësinë t’i lamtumirë Stamford Bridge me stil duke e dërguar Chelsean në një tjetër finale evropiane.
Hazard dhe Madrid kanë rënë dakord për kushtet tash e një kohë, por tani edhe dy klubet janë afër të përfundimit të marrëveshjes.
Chelsea kërkoi 140 milionë euro, por Los Blancos kishin hezituar ta paguanin këtë shifër.
Është e mundshme që shifra e fundit do të jetë mbi 100 milionë euro, duk e bërë belgun blerjen më të madhe në histori. /Telegrafi/