Site icon Telegrafi

Real Madrid dhe Barcelona po e monitorojnë situatën e Cody Gakpo

Cody Gakpo është njëri nga sensacionet më të mëdha në futbollin holandez.

Sulmuesi i talentuar pati formë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, por që e ka vazhduar edhe këtë edicion.

23-vjeçari ishte pranë transferimit te Manchester United, por në fund gjiganti anglez nuk arriti marrëveshje me PSV Eindhoven për çmimin e tij.

Gakpo edhe këtë edicion është duke shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e para në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Gakpo është duke u monitoruar tani nga dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Real Madrid.

Dy skuadrat e mëdha nga La Liga po monitorojnë situatën e sulmuesit dhe pritet të dalin me oferta në muajin janar.

Gjithsesi për lojtarin në garë janë edhe skuadra tjera të mëdha si Machester United, Milan, Juventus dhe Borussia Dortmund.

PSV është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës në janar nëse vije një ofertë prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version