Mediat spanjolle e japin të kryer marrëveshjen në mes të Thibaut Courtois dhe Real Madridit.
Sipas medieve spanjolle, klubi mbretëror ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit belg për afatin kalimtar veror, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, marrëveshja me klubin londinez, Chelsean, nuk ka ardhur ende pasi Antonio Conte kërkon shkëmbim me sulmuesin Alvaro Morata.
‘Blutë’ e Londrës janë gati të bëjnë marrëveshje vetëm në këtë variant, duke llogaritur të dy futbollistët në shifrën e 50 milionë eurove.
Marrëveshje mund të vjen shpejt, pasi thuhet se Courtois ka blerë shtëpi në qytetin e Madridit, duke dashur të bashkohet përsëri me familjen e tij që jetojnë në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/