Lufta mes Barcelonës dhe Real Madridit për nënshkrimin e Arda Guler, talentit të madh 18-vjeçare të futbollit turk, po hyn në një fazë vendimtare.
Pas udhëtimit të Decos në Stamboll për të hedhur themelet për një marrëveshje me Fenerbahçen dhe familjen e anësorit të talentuar, Mundo Deportivo tani ka publikuar edhe ofertën e detajuar të paraqitur nga Real Madrid.
Fillimisht Barça kishte propozuar të paguajë një pjesë të klauzolës së lirimit prej 17.5 milionë euro për Arda Guler që tani dhe ta lërë në huazim për një sezon te Fenerbahçe dhe të paguajë pjesën tjetër vitin e ardhshëm.
Në anën tjetër oferta e paraqitur nga Real Madrid bazohet në tre këste: 8.750.000 euro (50 përqindja e klauzolës) për nënshkrim; 4,375,000 euro (25 për qind e klauzolës) pas dymbëdhjetë muajve të parë; dhe 4,375,000 euro të tjera (25 për qind që do t’i mungonin klauzolës) kur të kenë kaluar 24 muaj.
Përveç kësaj, Real Madridi do t’i japë Fenerbahçes rreth 20 për qind të një shitjeje të ardhshme të Guler.
Fakti interesant është se lojtari duhej të zhvillonte 1500 minuta me skuadrën e Stambollit gjatë gjithë sezonit të kaluar në mënyrë që klauzola e tij të shkonte në 17.5 milionë euro, përndryshe lojtari do të kishte kushtuar vetëm 5 milionë euro.
Çuditërisht, futbollisti e ka tejkaluar shifrën e parashikuar me pak më shumë se 40 minuta dhe çmimi i tij është rritur. Arda Guler ka shënuar 6 gola dhe ka shpërndarë 7 asistime sezonin e shkuar. /Telegrafi/