Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për sulmet gjatë natës në qytetet Uman, Dnipro dhe Kiev.
Në kanalin e tij Telegram, ai shkroi: “Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus”, transmeton Telegrafi.
“Iu jam mirënjohës forcave tona ajrore, gjuajtësve tanë kundërajror, kujtdo që ndihmon në kapërcimin e pasojave të sulmeve të armikut, kujtdo që mbron popullin tonë.
“Ky terror rus duhet të përballet me një përgjigje të drejtë nga Ukraina dhe bota. Dhe do të ndodhë.
Zelensky deklaroi gjithashtu se një sulm i tillë dhe çdo veprim i keq kundër popullit ukrainas do ta çojë Rusinë drejt dështimit dhe ndëshkimit.
“Ne nuk do ta harrojmë asnjë krim, ne nuk do të lëmë asnjë pushtues pa marrë përgjegjësi”.
Ndryshe nga sulmet ajrore ruse në disa qytete të Ukrainës mbetën të vrarë pesë persona. /Telegrafi/