Site icon Telegrafi

Reagon presidenti Begaj pas ngjarjes në uzinën e armëve në Gramsh

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen në uzinën e armëve në Gramsh.

Begaj thotë se inkurajon zbardhet e kësaj ngjarje dhe secilën që cenon sigurinë kombëtare.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare”, thuhet në reagimin e Begajt, përcjell Telegrafi.

Ai po ashtu iu uron ushtarëve të sulmuar shërim të shpejtë.

“Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, shton ai.

Rreth orës 17:40 të së shtunës, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Lexo po ashtu "Jemi blogerë, fotografojmë ish-baza ushtarake..." - çfarë dëshmuan dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Svetlana Timofoeva 33-vjeç dhe Mikhail Zorin 24-vjeç, te dy shtetas ruse si dhe F. A. 25-vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me sprej neuroparalizues në Uzinën Ushtarake të Gramshit. /Telegrafi/

Exit mobile version