Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mos reagimin e tyre pasi Serbia nuk e lejoi zëvendëskryeministrit e Kosovës, që të vazhdonte qëndrimin e tij në Beograd, duke e kthyer për në Kosovë.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kur ajo refuzonte t’i jepte leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në momentin kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizhevak të Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte reaguar tek Avdullah Hoti.
“Kur refuzova t’i jepja leje Aleksandar Vuçiqit të vizitojë Kosovën gjatë javës kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizevak të Serbisë, Miroslav Lajçak i dërgoi këtë Avdullah Hotit.
Ku është tani ai për të mbajtur përgjegjës Aleksandar Vuçiqin për ndalimin e djeshëm të Besnik Bislimit? #Paanshmëri? ”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/
When I refused to grant @avucic permission to visit #Kosovo during the week when #Kizevak massgrave of KS-Albs was discovered in #Serbia, @MiroslavLajcak sent this to @Avdullah.
Where is he now to hold @avucic accountable for yday’s breach against @BislimiBesnik? #Impartiality? pic.twitter.com/lOPTenQHov
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 28, 2022