Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me debate tejet të tensionuara në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Në një moment Luizi ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”, gjë që ka nxitur debat edhe mes protagonistëve në studio.
Edhe vet moderatorja e programit, Arbana Osmani, reagoi e revotluar në një moment duke i thënë Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit”.
Kjo më pas ka nxitur debate të tjera mes Kiarës, teas dhe opinionistëve të spektaklit, megjithatë pas publicitetit, Arbana bëri një sqarim për publikun duke thënë se është nxjerrë nga konteksti deklarata e saj dhe se nuk ka qenë për qëllim të lëndojë Kiarën.
Një ditë më pas, Osmani publikoi edhe një tjetër shkrim në InstaStory duke sqaruar edhe një herë se reagimi i saj erdhi si revoltë ndaj grave dhe vajzave që iu është bërë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
“Edhe një herë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për ‘vajzat e Përputhen’. Çdo vajzë që merr pjesë në një reallity show (spektakël) si Big Brother apo Përputhen ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se momenti që më ka bërë tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit ‘Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit’. Nuk e bën një vajzë me ‘turp’ fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral. Efi, Kiara, Dea, Olta etj, janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është më se i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, ka shkruar Arbana Osmani në Instagram.
Nga mbrëmja e tensionuar e së martës duket se e ka pësuar edhe opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, së cilës është raportuar se pas mbarimit të spektaklit, i është sulmuar vetura. /Telegrafi/