Site icon Telegrafi

Reagimi i Shakhtarit pas pezullimit të Rusisë nga aktivitetet sportive: Nuk ka vend në sport për vendin që kërcënon botën me armët e veta bërthamore

(Foto: Twitter/FC Shakhtar)

Pas vendimit të organizatave sportive për pezullimin e klubeve dhe skuadrave ruse nga garat ndërkombëtare, ka reaguar Shakhtar Donetsk përmes një postimi në Twitter.

UEFA, FIFA e EuroLeague, janë ndër organizatat sportive që i kanë suspenduar rustë nga garat e tyre për shkak të sulmeve kundër Ukrainës, ndërsa edhe KON ka rekomanduar edhe mospërfshirjen e sportistëve rusë në ngjarjet sportive.

“Në sportet ndërkombëtare nuk ka vend për vendin që ka zgjedhur rrugën e luftës dhe kërcënon të gjithë botën me armët e veta bërthamore”.

“Autoritetet ruse përdorin arritjet sportive për të përhapur propagandën e ideologjisë së tyre”, thuhet në një postim të Shakhtarit.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Postimi është shoqëruar me një fotografi që ka mbishkrimin: “Nuk ka më Rusi në sportin ndërkombëtar”. /Telegrafi/

Exit mobile version