Fytyra e Cristiano Ronaldos kur Lionel Messi fitoi çmimin e UEFA-s për sulmuesin më të mirë të vitit ishte një pamje absolute dhe i ka bërë njerëzit të flasin shumë në mediat sociale.
Asnjëri nga dy lojtarët më të mirë në botë nuk fitoi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ të vitit nga UEFA, pasi ky çmim u mor nga mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk duke u bërë mbrojtësi i parë që fitoi çmimin.
Por, Messi, i cili shënoi 51 gola për klubin dhe vendin gjithashtu u nderua me çmim nga UEFA, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i vitit nga UEFA.
Dhe kur u tërhoq nga skena pasi mori trofeun e tij dhe tha disa fjalë, shumë prej tyre panë reagimin në fytyrën e Ronaldos.
Ronaldo's face after Messi came back to his seat after receiving the Best Forward Award.#UEFAChampionsLeague #UEFAdraw pic.twitter.com/ekqM5snEje
— football (@RealFIMDBIMD) August 29, 2019
Look at Ronaldo's face lol 😂 #UCLdraw #UEFAawards #ChampionsLeague pic.twitter.com/jKNbzQKGCx
— ✞ΞSLΔ™🇬🇭 (@realKwameOT) August 29, 2019
Sidoqoftë, për të qenë i drejtë me superyllin portugez, ai ia zgjati dorën e urimit fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, edhe pse nuk ishte i kënaqur shumë kur ai fitoi çmimin para tij.
Më vonë, Ronaldo e ftoi Messin për darkë dhe tregoi se ka një respekt të jashtëzakonshëm mes tyre kur foli për dyshen që ndau një skenë për 15 vjet.
https://twitter.com/_valkiing/status/1167121021398335489
“E ndava skenën me të (Messin) për 15 vjet”, ka thënë fillimisht Ronaldo në ceremoni.
“Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë në futboll – dy njerëz të njëjtë të jenë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë – nuk kemi darkuar së bashku akoma, por shpresoj që do ta bëjmë në të ardhmen”.
“Ne kemi atë garë mes vete, ai më shtyu dhe unë e shtyva atë gjithashtu të bënte më mirë”.
“Është mirë të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam atje, dhe natyrisht, edhe ai është po ashtu”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/
"We have not had dinner together yet, but I hope so in the future."
"It's great to be a part of the history of football. I am there, and of course, he is as well."
Magnificent.
Cristiano Ronaldo speaks on his relationship with Lionel Messi 🙏 pic.twitter.com/HbicSaS6NW
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 29, 2019