Telegrafi

Reagimi i Granit Xhakës pas triumfit ndaj Liverpoolit në Superkupën e Anglisë

Granit Xhaka (Foto: Andrew Couldridge/Pool via Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka është ndarë i kënaqur pas fitores së Arsenalit në finalen e Supërkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.

Arsenali ka arritur të triumfojnë me penallti në Superkupën e Anglisë e njohur ndryshe si FA Community Sheild, pasi loja e rregullt u mbyll baras 1-1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.

Lexo po ashtu Arsenali mposht Liverpoolin në penallti dhe fiton Superkupën e Anglisë

Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në këtë takim ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka është ndarë i kënaqur me këtë fitore dhe ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Arsenal 1-1 Liverpool, nota e Xhakës dhe të tjerëve në Supërkupën e Anglisë e fituar nga Topçinjtë me penallti

“Sezoni i ri fillon ashtu siç donim”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, mesfushori shqiptar ishte njëri ndër më të vlerësuarit e ndeshjes. /Telegrafi/