Telegrafi

Reagimi i Efit kur shikon Oltën duke qarë pa pushim pas eliminimit të Amosit nga BBVA

Efi Dhedhes është banorja që shkaktoi zhurmë të madhe në publik me daljen nga Big Brother VIP Albania javën e kaluar.

Kjo pasi u hap një televotim brenda spektaklit dhe Dea Mishel ishte ajo që do të nominonte tre banorë.

Në këtë mes ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Efi Dhedhes si dhe Kiara Titon, ku mes tyre u largua ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ndërkohë, në spektaklin e së martës nga BBVA u eliminua Amos Zaharia që flitej se është pjesë e grupit të Olta Gixharit.

Lexo po ashtu Amos largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari qanë me dënesë

Kjo e fundit në momentin që doli filloi të qante me dënesë dhe kjo gjë bëri që të ketë reagime nga të gjithë në studio, e një i tillë nuk mungoi as nga Efi.

Foto: Screenshot/TikTok

Dhedhes nuk ndalonte së qeshuri kur pa Oltën duke qarë, që mbase iu duk sikur po shtirej.

Sidoqoftë, këtë javë për t’u larguar të shtunën në nominim janë: Olta, Dea dhe Tre, një zgjedhje nga Kiara pasi hapi ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mori shpërblimin për të shkuar në Maldive çift. /Telegrafi/