Një shenjë anti-Vladmir Putin që në mënyrë ofenduese e konsideronte atë si tifoz të Juventusit është parë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Fiorentinas dhe Bianconerëve.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë ngjallur reagime të shumta në botën e futbollit duke bërë që FIFA dhe UEFA di suspendojnë klubet dhe ekipet ruse nga garat e tyre, duke përfshirë edhe Kampionatin e sivjetmë Botëror, në Katar.
Njëherësh, finalja e Ligës së Kampionëve që ishte caktuar të mbahej në St Petersburg është zhvendosur në Paris.
F I R E N Z E 💜#ForzaViola #FiorentinaJuventus #CoppaItalia pic.twitter.com/ATOQESCnJ6
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) March 2, 2022
Në tribunat e Stadio Artemio Franchi në ndeshjen e të mërkurës ndërmjet Violas dhe Juves ishte shfaqur një shenjë me mbishkrimin “Putin gobbo”.
Fjala ‘gobbo’ është fjalë ofenduese që përdoret nga disa tifozë të Fiorentinas për t’i përshkruar tifozët e Zonjës së Vjetër dhe në këtë rast i janë referuar presidentit rus si një tifoz i bardhezinjve, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga mbështetësit e Juventusit.
Tifozët e Juventusit kanë shpërthyer ndaj krahasimit që iu është bërë me veprimet e Putinit në Ukrainë. /Telegrafi/
Questa però è la bellezza di Firenze!!!#FiorentinaJuve pic.twitter.com/RHqnNrawTt
— Massimo Lopes Pegna (@pegnarol) March 2, 2022