Telegrafi

RB Leipzig ia cakton çmimin Gvardiolit – alarmohen gjigantët evropianë

RB Leipzig ka vendosur çmimin e kërkuar për Josko Gvardiol.

Mbrojtësi kroat do të lejohet të largohet në fund të sezonit – për sa kohë që të arrijë një ofertë prej 80 milionë euro ose më shumë.

Gvardiol është i kërkuar nga disa klube të Ligës Premier, duke përfshirë Liverpoolin dhe Chelsean, raporton Mirror.

Lexo po ashtu Tre gjigantë anglezë janë në garë për Josko Gvardiol

Në të vërtetë, mbrojtësi ka konfirmuar se ai u bllokua nga bashkimi me Chelsean në gusht dhe mbetet me shpresë për një transferim në Angli.

Për Liverpoolin, pretendohet se vlerësimi i RB Leipzig konsiderohet aktualisht si shumë i lartë.

Nëse The Reds tërhiqen nga gara, Blutë do ta kenë më të lehtë transferimin e tij, duke ditur se në verë do të bëjnë një revolucion në skuadër, duke shitur dhjetëra lojtar. /Telegrafi/