RB Leipzig ka vendosur çmimin e kërkuar për Josko Gvardiol.
Mbrojtësi kroat do të lejohet të largohet në fund të sezonit – për sa kohë që të arrijë një ofertë prej 80 milionë euro ose më shumë.
Gvardiol është i kërkuar nga disa klube të Ligës Premier, duke përfshirë Liverpoolin dhe Chelsean, raporton Mirror.
Në të vërtetë, mbrojtësi ka konfirmuar se ai u bllokua nga bashkimi me Chelsean në gusht dhe mbetet me shpresë për një transferim në Angli.
Për Liverpoolin, pretendohet se vlerësimi i RB Leipzig konsiderohet aktualisht si shumë i lartë.
Nëse The Reds tërhiqen nga gara, Blutë do ta kenë më të lehtë transferimin e tij, duke ditur se në verë do të bëjnë një revolucion në skuadër, duke shitur dhjetëra lojtar. /Telegrafi/