Giacomo Raspadori është bërë objektivi kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Paulo Dybalan dhe bisedimet me agjentin e lojtarit tashmë kanë filluar.
Ylli i Italisë nuk është vetëm një nga blerjet e mundshme të Juventusit në verë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ai është në krye të listës së zëvendësuesve të gjigantëve të Serisë A për Dybalan, i cili do të lejohet të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor.
Ky raporton shton se Juventusi ka hapur tashmë bisedimet me agjentin e sulmuesit, Tullio Tinti, i cili është edhe përfaqësuesi i ish-mesfushorit dhe trajnerit të tyre Andrea Pirlo.
Raspadori thuhet se plotëson të gjitha kushtet për Juventusin. Është i ri, italian dhe me rrogë të arsyeshme, pasi ai fiton vetëm 100 mijë euro në sezon te Sassuolo.
Çmimi i kërkuar i Sassuolos është 30 milionë euro dhe bardhezinjtë do të përpiqen ta nënshkruajnë atë në huazim me detyrim blerje, siç bënë me Manuel Locatelli dhe Federico Chiesan në të kaluarën.
C’è #Raspadori come spalla di #Vlahovic. In arrivo nuovi gol per la #Juve senza più Joya #calciomercato https://t.co/EOCDATXbcg
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 6, 2022
Raspadori është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin dhe drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, konfirmoi disa javë më parë se klubi Neroverdi do të ishte ‘i lumtur’ të negocionte përsëri me Juventusin pas marrëveshjes me Locatellin verën e kaluar.
Kontrata e Raspadorit në Mapei Stadium skadon në vitin 2024. Ai ka shënuar nëntë gola në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/