Site icon Telegrafi

Rashica poston video nga aeroporti, merr rrugën për në Angli për të nënshkruar me skuadrën e re?

Milot Rashica. (Photo by Harry Langer/DeFodi Images via Getty Images)

Milot Rashica është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Werder Bremenit.

Sulmuesi kosovar prej kohësh është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme, kryesisht nga Anglia, Italia e Gjermania.

Por duket se e ardhmja e vushtrriasit do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

23-vjeçari sapo ka postuar një video story në Instagram ku shihet se është në një aeroport dhe po bëhet gati për fluturim.

Milot Rashica. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)

Menjëherë pas kësaj video të publikuar nga vet Rashica, mediat gjermane dhe angleze kanë raportuar se ai ka marrë rrugën për në Angli.

West Ham United, Wolverhampton Wanderers, Brighton dhe Aston Villa janë skuadrat angleze që e duan Rashicën.

Megjithatë më afër vushtrriasit duket se është Aston Villa, pasi raportohet se klubi nga Villa Park ka bërë ofertën më të lartë.

Nga ana tjetër Werder i bëri me dije skuadrave të interesuara për Rashicën se dëshiron që nga shitja e kosovarit të fitojë rreth 25 milionë euro.

Interesim për ish-anëtarin e Vushtrrisë dhe Vitesses kanë shprehur edhe RB Leipzig dhe AC Milan . /Telegrafi/

Exit mobile version