Telegrafi

Rashani transferohet ne Superligën e Turqisë, sot pritet prezantimi zyrtar

Elbasan Rashani është larguar nga futbolli norvegjez pas disa viteve të kaluara aty.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk tek skuadra Erzurumspor.

27-vjeçari u largua nga skuadra norvegjeze Odds BK pas një kohe të gjatë, pasi i kishte skaduar kontrata.

Edhe pse kishte disa oferta, Rashani vendosi që karrierën ta vazhdoj te Erzurumspor.

Ai tani ka mbërritur në Turqi ku Erzurumspor i ka shprehur mirëseardhje, teksa zyrtarizimi i tij dhe prezantimi tek ekipi i ri bëhet gjatë ditës së sotme.

Reprezentuesi kosovar kësisoj bën një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa synimi i tij është ta ndihmojë Erzurumin për t’iu shmangur rënies.

Gjithsesi detajet e kontratës dhe ato financiare ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/