Site icon Telegrafi

Raportohet se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është sulmuar brutalisht në veri

Foto: Arkiv

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq raportohet se është sulmuar mbrëmë në veri të Mitrovicë, në rrugën “Sutjeska”.

Siç mëson Ekonomia Online rasti ka ndodhur para banesës së tij, dhe se i njëjti nuk e raportuar rastin në Policinë e Kosovës dhe duket se po tenton ta fsheh.

Telegrafi ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani dhe i njëjti ka bërë të ditur se nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë.

“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë Elshani.

Telegrafi gjithashtu ka provuar të kontaktoi edhe me vetë Rakiqin, po i njëjti nuk është përgjigjur.

EO, raporton se Rakiqi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri.

Sipas këtij mediumi, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

Mësohet se Rakiq, tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, i është thyer një dorë dhe i është qepur koka si pasojë e sulmit të mbrëmshëm.

Dyshohet se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radoiçiq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version