Site icon Telegrafi

Raportimet nga Argjentina: Dybala ka marrëveshje personale me Interin – pranon pagë shumë më të vogël nga ajo që kërkoi te Juventusi

(Fotomontazh: Twitter/90Min)

Njoftimet nga Argjentina bëjnë të ditur se Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Interin dhe është pajtuar për kontratë katërvjeçare.

Në javën e kaluar është raportuar se situata është në një fazë të avancuar, kur agjenti i tij, Jorge Antun, ishte parë në zyrat e Nerazzurrëve për një takim me ndërmjetësit, duke mos u përpjekur që të fshihej.

Oferta është bërë dhe TyC Sport në Argjentinë njofton se La Joya i ka pranuar kushtet personale për një kontratë katërvjeçare.

Dybala do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori, duke qenë se Juventusi është tërhequr nga vendimi për t’ia vazhduar qëndrimin.

Lexo po ashtu Marotta gëzon tifozët e Interit për Dybalan: Deri në fund të muajit kompletohet ekipi

Derisa te bardhezinjtë kishte kërkuar 10 milionë euro në sezon, te Interi, Dybala ka pranuar rrogë vjetore prej tetë milionë eurosh duke i përfshirë bonuset e lidhura me performancën – që do të thotë se rroga bazë e tij do të jetë rreth gjashtë milionë euro në Giuseppe Meazza.

Në bazë të njoftimeve, pritet që sulmuesi t’i përfundojë pushimet verore dhe pastaj do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën me Interin.

Kujtojmë që Tottenham Hotspur, Manchester United, Paris Saint-Germain, por edhe Roma, kishin shprehur interesim për shërbimet e 28-vjeçarit. /Telegrafi/

https://twitter.com/CLMerlo/status/1536734852762021894?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1536734852762021894%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Freports-in-argentina-dybala-agrees-inter-personal-terms%2F

Exit mobile version