Telegrafi

Raphinha në listën e dëshirave të Barcelonës

(Foto: Instagram/raphinha)

Barcelona është përfshirë në garën për shërbimet e anësorit të Leeds United, Raphinha.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e 25-vjeçarit duke i përfshirë edhe klubet kryesore të Ligës Premier, si Liverpooli e Chelsea (që ka shprehur interesim, por tash është në pritje të vendimit për të ardhmen e klubit).

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se tashmë në garë janë përfshirë edhe Blaugranët, të cilët kanë biseduar me agjentin e tij, Deco (ish-lojtar i Barcës).

Lexo po ashtu Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

Nuk ka pasur kontakte ndërmjet klubeve, pasi Leeds është në pritje të mësojë nëse do të sigurojë mbijetesën.

Njëherësh, klubet e interesuara duhet të aktivizojnë klauzolën për prishjen e kontratës së Raphinhas në rast se Leeds refuzon ta lejojë largimin e tij me kushte tjera. /Telegrafi/