Trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri ka folur për mesfushorin francez N’Golo Kante.
Kante është lidhur me skuadrat e mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal apo Real Madrid.
Francezi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, ndërsa Ranieri ka deklaruar se e dëshiron qëndrimin e tij në Leicester.
“Kanten e dua këtu edhe për stinorin e ri. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
“Nuk e di nëse do të mbetet me ne, por duhet ai vet të tregojë sa më parë për të ardhmen”, deklaroi Ranieri.
Mediat në Angli kanë shkruar se Kante do të largohet dhe skuadra e tij e ardhshme pritet të jetë Chelsea. /Telegrafi/