Site icon Telegrafi

Ranglista e klubeve shqiptare në Evropë – Ballkani lë pas klubet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

FIFA dhe UEFA kanë përditësuar sot (e enjte), 15 shkurt, ranglistën me ekipet përfaqësuese dhe klubet e futbollit, ku pjesë e tyre janë edhe klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në ranglistën e publikuar sot nga FIFA, Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë pësuar rënie të vogël, pasi ngritje kanë klubet afrikane dhe aziatike shkaku i Kupës së Kombeve.

Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë, ndërsa për dy pozita rënie ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bie në vendin e 64-të me 1382 pikë.

Lexo po ashtu FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie

Por, si qëndrojnë ekipet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në ranglistën e re të FIFA-s?

Ekipi me renditjen më të lartë është Ballkani, i cili zë pozitën e 159 me 8,500 pikë, ndërsa pas tyre renditen Shkëndija në vendin e 176 me 8,000 pikë dhe Shkupi në pozitën e 180 me 7,500 pikë.

Ballkani është ekipi shqiptar me pozitën më të lartë në ranglistë

Pas tyre vijnë Partizani dhe Drita në pozitat 211-të dhe 212-të me nga 6,500 pikë, Laçi në vendin e 233-të me 6,000 pikë dhe Tirana në vendin e 257-të me 5,500 pikë.

Teuta në vendin e 287-të me 4,500 pikë, Vllaznia në vendin e 312 me 4,000 pikë dhe Struga në vendin e 327 me 3,500 pikë kompletojnë dhjetëshen e klubeve shqiptare që janë më lartë në ranglistë.

Ekipet tjera shqiptare në ranglistë në pozitat më të ulëta janë: Gjilani në vendin 340-të, Prishtina e 345-ta, Kukësi i 368-ti, Dukagjini i 370-ti, Llapi i 371-ti, Feronikeli i 372-ti, Deçiqi i 389-ti, Renova e 409-ta dhe Egnatia e 411-ta.

Feronikeli dhe Renova edhe pse të shuara gjendet në listën e UEFA-s shkaku që kanë luajtur në garat evropiane në pesë vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version