Se tifozët e futbollit mbajnë mend shumë, me raste me shumë se që duhet, shembulli më i mirë është Sergio Ramos.
Spanjolli aktualisht është një nga lojtarët më të urryer në botën e futbollit pasi gjatë një dueli në finale të Ligës së Kampionëve të sezonit 2017/18 lëndoi Mohamed Salahun.
Egjiptiani është një nga futbollistët më të dashur aktualisht në botë dhe nga kjo kapiteni i Los Blancos ka qenë cak i shumë kritikave.
Kjo ndodhi edhe në finale të Kupës së Botës për Klube, ku Reali luajti në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, vend ku ylli egjiptian i LFC-së është shumë i popullarizuar.
Skuadra e Santiago Solarit fitoi me rezultat 4-1 ndaj Al Ain, por ishte Ramos ai që u fishkëllua gjatë gjithë takimit sa herë që kishte topin, brohoritet drejt tij u rrit në mas të madhe kur u ndëshkua me karton të verdhë.
Edhe pse Ramos është një profesionit mjaftueshëm për ta kuptuar se kjo është diçka pjesë e futbollit, ai është lodhur nga fishkëllimat drejt tij.
“Fishkëllimat janë të pashpjegueshme. Mendoj se duhet respektuar njerëzit nga bota e futbollit”, ka thënë 32-vjeçari pas ndeshjes.
Reali fitoi këtë Kupën e Botës për Klube për herë të tretë radhazi dhe më shumë se çdo gjë, në fund sukseset janë ato që mbahen mend. /Telegrafi/