Telegrafi

Ramos komenton konfrontimin me Messin, premton se skuadra do të japë gjithçka deri në fund

Foto: Ultra_Suristic/Twitter

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu me rezultat 0-1 në La Liga dhe kështu bëri një hap të rëndësishëm në mbrojtën e titullit.

Një nga momentet më të komentuara të ndeshjes vazhdon të jetë dueli i ashpër mes Sergio Ramosit dhe Lionel Messit, kur spanjolli e goditi në fytyrë argjentinasin gjatë një aksioni.

Kapitni i Los Blancos tha se qëllimi nuk ishte ta godiste yllin e Barçës, ndërsa pavarësisht humbjes ata do të luftojnë deri në fund, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi i nervozuar me Ramosin (Foto: Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Messi? Ishte diçka e momentit, nuk kishte qëllim pas saj. Ai e mori keq, por çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

“Ata ishin më efektiv dhe në futboll vlejnë golat. Kishim rastin të ngushtonim hendekun, por tani vetëm i përgëzojmë. Pavarësisht se i dominuam, nuk ishte e mjaftueshme”.

“Është e qartë se është një hap shumë i rëndësishëm për ta, por ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.

Lexo po ashtu Real Madrid 0-1 Barcelona: Notat e lojtarëve nga El Clasico e fundit sezonale në La Liga

“Të mërkurën kemi një finale dhe ne do të japim gjithçka, në Evrope dhe në La Liga”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.

Reali në fazën e parë të eliminimit direkt në LK është përballë Ajaxit, ndeshjen e parë në Holandë e ka fituar me rezultat 1-2, tani i mbetet të mbajnë epërsinë në Santiago Bernabeu dhe kështu të vazhdojnë në çerekfinale. /Telegrafi/