Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu me rezultat 0-1 në La Liga dhe kështu bëri një hap të rëndësishëm në mbrojtën e titullit.
Një nga momentet më të komentuara të ndeshjes vazhdon të jetë dueli i ashpër mes Sergio Ramosit dhe Lionel Messit, kur spanjolli e goditi në fytyrë argjentinasin gjatë një aksioni.
Kapitni i Los Blancos tha se qëllimi nuk ishte ta godiste yllin e Barçës, ndërsa pavarësisht humbjes ata do të luftojnë deri në fund, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
“Messi? Ishte diçka e momentit, nuk kishte qëllim pas saj. Ai e mori keq, por çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.
“Ata ishin më efektiv dhe në futboll vlejnë golat. Kishim rastin të ngushtonim hendekun, por tani vetëm i përgëzojmë. Pavarësisht se i dominuam, nuk ishte e mjaftueshme”.
“Është e qartë se është një hap shumë i rëndësishëm për ta, por ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.
“Të mërkurën kemi një finale dhe ne do të japim gjithçka, në Evrope dhe në La Liga”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.
Reali në fazën e parë të eliminimit direkt në LK është përballë Ajaxit, ndeshjen e parë në Holandë e ka fituar me rezultat 1-2, tani i mbetet të mbajnë epërsinë në Santiago Bernabeu dhe kështu të vazhdojnë në çerekfinale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hVr2VB0zwww