Lajmi se Sergio Ramos po e mendon të ardhmen e tij te Real Madrid, ka bërë bujë me mediat botërore.
Jo vjen pas takimit me presidentin Florentino Perez, me të cilin ai u takua 15 ditë më parë.
Në një takim në shtëpinë e Ramos, ku ishin edhe vëllai i tij dhe agjentin Rene, si dhe babain e lojtarit, 33-vjeçari i tha Perezit se e ka marrë seriozisht largimin.
Takimi përfundoi me një bisedë të vetme mes kapitenit dhe presidentit, ku Ramos i shpjegoi qartë Perez dyshimet e tij.
Pasi përfundoi takimi, të dy palët ranë dakord të vazhdonin bisedimet në ditët në vijim.
Trajneri Zinedine Zidane ende ka besim te Sergio Ramos dhe kapiteni ka kontratë deri në qershor 2021, me një klauzolë të frikshëm prej 800 milionë eurove.
Sipas medieve Manchester United e dëshiron lojtar tash e një kojë, ndërsa edhe Liverpooli i Juergen Klopp, e dëshiron nj dyshe të spanjollit me Van Dijk.
Nuk mungojnë as kërkesat nga Kina, por edhe Juventusi mund të bëjë ofertë për të fal miqësisë së Cristiano Ronaldos me lojtarin. /Telegrafi/