Sergio Ramos është larguar nga Sevilla pas një viti qëndrim në klubin e tij të fëmijërisë, por ai nuk dëshiron ta mbyll me futbollin.
Legjenda spanjolle dëshiron një aventurë të re, por duket se kësaj radhe karriera e tij do të vijoj jashtë futbollit evropian.
Dy destinacione po shfaqen si më tërheqëset për Ramos: Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (MLS), ku ofertat nuk mungojnë.
Sipas raporteve të shtypit ndërkombëtar, Al-Nassr i Arabisë Saudite është i interesuar të nënshkruajë me Ramos këtë verë. Iniciativa vjen nga drejtori i ri sportiv i klubit, Fernando Hierro dhe ka mbështetjen e Cristiano Ronaldos.
Objektivi i Al-Nassr është të forcohet për të konkurruar për tituj pas një sezoni pa sukses, dhe inkorporimi i Ramos do të ishte një hap kyç në këtë drejtim. Klubi arab pritet të vendosë në tryezë një ofertë të konsiderueshme për të bindur mbrojtësin spanjoll.
Nga ana tjetër, edhe MLS është paraqitur si një opsion mjaft tërheqës për ikonën e Real Madridit.
Në fjalën e tij të lamtumirës për Sevillas, vetë lojtari përmendi interesin e tij për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, një vend që ai dhe familja e tij e vlerësojnë shumë. Në MLS, Ramos ka dy destinacione të mundshme: San Diego FC, që do të nisë garat në janar dhe Inter Miami, i drejtuar nga ‘Tata’ Martino.
Klubi i fundit është në kërkim të një mbrojtësi elitar këtë verë dhe marrëdhënia mes Ramos dhe David Beckham, pronar i Inter Miami, mund të lehtësojë transferimin. /Telegrafi/