Telegrafi

Ramos bëri një ndërhyrje të përkryer dhe me shumë stil ndaj Messit, tifozët e vlerësojnë lartë

Sergio Ramos bëri një ndërhyrje perfekt me shumë stil ndaj Lionel Messit, ndërsa Real Madrid fitoi El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultat 1-3.

Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Federico Valverde (5’), Sergio Ramos (63’) dhe Luka Modric (90’).

Lexo po ashtu Momenti kur Messi turpëroi Ramosin gjatë pjesës së parë

Njëri nga më meritorët padyshim se ishte kapiteni Ramos, i cili përveç golit bëri edhe një paraqitje brilante.

Kapiteni i Mbretërve në fund të ndeshjes tregoi shumë klas dhe pse jo më kot llogaritet njëri nga mbrojtësit më të mirë në histori.

Lexo po ashtu Ramos barazon rekordin e Koemanit si mbrojtësi me më shumë gola në histori të El Clasicos

Në minutat shtesë, Messi mori një top dhe u sul drejt golit të Real Madridit, por Ramos me shumë klas e ndaloi atë me një ndërhyrje të pastër me shumë stil.

Kjo ndërhyrje e Ramosit është vlerësuar lartë në rrjetet sociale nga tifozët. /Telegrafi/