Telegrafi

Rama takon Presidentin Begaj, diskutojnë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ndërrimet e ambasadorëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bëtë të ditur sot se ka pasur një takim me Presidentin Bajram Begaj për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga takimi i zhvilluar në Presidencë, ndërsa theksoi se temë e bisedës ishin dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama. /Telegrafi/