Site icon Telegrafi

Rama: Nëse do isha kundër SPAK, ‘bufi i kënetës’ do vinte me një fishkëllimë timen për ta shkrirë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, që kanë të bëjnë me SPAK-un.

Kreu i qeverisë tha se ka ende problematikë me korrupsionin në institucionin e Hipotekës dhe digjitalizimi i plotë i sistemit do çonte në zhdukjen e këtij fenomeni, për të cilin Bashkimi Evropian ka lënë si afat në pikë negociatash vitin 2028.

Kurse për SPAK Rama përsëriti mbështetjen e tij nëse institucioni do tregohet i pavaruar politikisht, teksa theksoi se SPAK u ngrit dhe mbështet nga PS dhe jo nga “këneta” opozitare, pasi tashmë edhe SHBA është larguar nga mbështetja për Prokurorinë e Posaçme.

Rama tha se “me një fërshëllimë bufi i kënetës do vinte menjëherë për ta shkrirë SPAK nëse ai do donte shkrirjen e SPAK”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version