Telegrafi

Rama në Berlin: Mbështesim fuqimisht propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një vizitë zyrtare në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Gjatë konferencës së përbashkët pas takimit kokë më kokë, Rama ka shprehur qëndrimin e qeverisë shqiptare për planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama dha Shqipëria e mbështet fuqimisht planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist”, tha Rama.

Rama ka shtuar se plani sjell normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, kryeministri shqiptare ka thënë se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe

Në këtë takim pritet u diskutua për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të këtij viti në Tiranë. /Telegrafi/