Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se shumica do të ndërpres çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse zgjidhet Sali Berisha si kryetar partie.
Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli gjithashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar apo PD-në. Nëse do të bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur (Berisha), ne do ndërpresim çdo marrëdhënie. E rëndë, e lehtë këtë e gjykoni ju”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se qëllimi nuk është që socialistët të nxjerrim një president nga grupi i tyre parlamentar.
Sipas Ramës, qëllimi është që t’i japim Shqipërisë një president që është përfaqësues, përtej Partisë Socialiste dhe të garantoje disa cilësi të thjeshta dhe të domosdoshme. /Telegrafi/