Telegrafi

Rama bën shaka për ushqimin me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Shkup, ku diskutojnë për Planin për rritje të BE-së.

Në panelin e parë të takimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, kanë lëshuar batuta për ushqimin që është shërbyer në këtë ngjarje.

Kryeministri Edi Rama i tha Kovaçevskit se duhet ta pranojë se Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon.

Lexo po ashtu Takimi në Shkup, Rama i drejtohet BE-së: Duhet të jeni më seriozë me integrimin rajonal

Ndërsa Kovaçevski iu përgjigj duke thënë se kabineti i tij e ka kuptuar se në Ballkan më mirë është të shërbehet kuzhina maqedonase se ajo franceze.

Këto shaka në mes Ramës dhe Kovaçevskit janë mirëpritur nga të pranishmit tjerë.

Lexo po ashtu O’Brien në Shkup: Mundësi reale që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së

Ndryshe, në takimin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët në mes tyre, ndërsa shtetet e rajonit do të kenë mundësi të përfitojnë 6 miliardë euro./Telegrafi/