Ylli i Sevillas, Ivan Rakitic e ka pranuar që Cristiano Ronaldo e ka nxitur atë të transferohet te klubi italian, Juventusi.
Rakitic iu bashkua veren e kaluar Sevillas, pasi fitoi çdo treofe të mundshëm me klubin nga Camp Nou.
Megjithatë, ylli kroat mund t’i bashkohet një klubi tjetër, pasi ka zbuluar se Ronaldo e thirri atë në vitin 2019 te Juventusi.
“Në verën e vitit 2019, Cristiano më thirri personalisht për të më sugjeruar që të shkoja te Juve”, ka thënë fillimisht Rakitic për 24sata.
“Ai më tha se klubi më donte mua, por transferimi nuk u krye. Barcelona po kërkonte 50 milionë dhe ishte shumë”.
“Ronaldo është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ju me të vërtetë kënaqeni duke e parë atë dhe atë që ai po bën në Juventus”, përfundoi kroati. /Telegrafi/